Përmirësohet Maqedonia, Shqipëria një më poshtë

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, më në fund ka shënuar një ndritje për tre pozita në renditjen e muajit gusht që ka shpalosur FIFA listën e saj.  

Maqedonia me 395 pikë të grumbulluara, në tabelën më të re të FIFA-së, të ekipeve kombëtare zë vendin e 89-të. 

Ndryshe nga përfaqësuesja e Maqedonisë, kombëtarja Shqiptare ka zbritur një vend më poshtë në renditjen e muajt gusht nga ranglista e FIFA-s. Pas ngjitjes së shpejt të Shqipërisë, kur historikisht muajin e kaluar ka prekur vendin e 37-të për herë të parë në histori, Shqipëria tashmë renditet e 38-ta, me 689 pikë, kjo ndodhë pasi nuk ka organizuar asnjë miqësore në këtë etapë. 

Në 10-shen e parë në ranglistën e FIFA-s nuk ka ndryshuar asgjë. E para në renditje vazhdon të mbetet Spanja dhe Gjermania, ndërsa Belgjika e mbyll 10-shen e kombëtareve më të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button