Manchesteri vazhdon serinë e fitoreve

Ngadalë, por sigurt Manchester United po ngritet në renditjen e Premierligës angleze.

Djajtë e Kuq e shënuan fitoren e radhës, kësaj here shumë të vështirë në udhëtim kundër Southampton.

United fitoi 2:1 në këtë takim ku shkëlqeu holandezi, Robin Van Persie, me dy gola.

Ai realizoi së pari bukur në minutën 12’, mirëpo Graziano Pelle (31’) barazoi shifrat me një gjuajtje me të majtën.

Gjithsesi, Van Persie (71’) ia siguroi të tre pikët Unitedit me një gol të bukur nga harkimi i Rooneyt nga gjuajtja e lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button