Bota në krizë – 78 milionë njerëz në nevojë

 

Përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkua (OKB), kanë bërë të ditur se do t’i duhen plotë 16.4 miliardë dollarë, për të zhvilluar operacionet e saja humanitare gjatë vitit 2015.

Prej kësaj shume, 7.2 miliardë janë thënë se duhen për të ndihmuar refugjatët sirianë, dhe të tjerat për të luftuar sëmundjen  vdekjeprurëse Ebola, si dhe për konfliktin në Ukrainën lindore, transmeton zeri.info.

Kërkesa e OKB-së, ka ardhur pas paralajmërimeve të agjencive të ndihmave se janë në krizë financiare.

Javën e kaluar, Programi Botëror për Ushqim, ka njoftuar se ka mungesë të fondeve dhe se i duhet të ndërpresë ndihmat për refugjatët sirianë.

Shefja e ndihmave humanitare të OKB-së, Valerie Amos, u ka thënë gazetarëve në Gjenevë, se ‘bota po përballet me kërkesa të një niveli të paparë’.

Kjo, po ndodh nga viti i kaluar, kur ka filluar konflikti në Ukrainë, janë zgjeruar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri, si dhe ka marrë hov epidemia vdekjeprurëse Ebola në Afrikën Perëndimore.

78 milionë njerëz në krizë

Bëhet fjalë për 78 milionë njerëz nga 22 vende të ndryshme të botës që kanë nëvojë për ndihmë, ka bërë të ditur për AFP, zëvendësndihmësja për çështje humanitare në OKB, Kyung-wha Kang.

“Kërkesat për financim do të shtohen çdo ditë”, tha Kang.

Ndihmat prej 16.4 miliardë dollarëve OKB, po i kërkon për të ndihmuar rreth 11 milionë sirianë që janë zhvendosur brenda territorit të Sirisë, si dhe për 3.2 milionë sirianë që janë shpërngulur në vendet fqinje si: Lebani, Turqi, Jordani, Irak dhe Egjipt.

Po ashtu një pjesë e kësaj shume po kërkohet për të ndihmuar edhe banorët e prekur nga virusi vdekjeprurës Ebola, në Afrikën Perëndimore.

Janë rreth 17 mijë njerëz të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa mbi 6 mijë kanë vdekur, shumica në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

Ndërkaq kriza tjetër po ndodh në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë po i luftojnë forcat qeveritare. Nga ky konflikt përveq të shpërgulurve të shumtë, kanë humbur jetën mbi 4 mijë persona./Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button