Zvicra, me pesë shqiptarë ndaj Brazilit

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi vazhdojnë të mbesin futbollistë tejet të rëndësishëm për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Kjo pasi të pestit futbollistët shqiptar janë ftuar në ekipin ‘helvetik’ për miqësoren e 14 gushtit që do ta zhvillojë ndaj njërës prej skuadrave më të forta aktualisht në botë, Brazilit.

Ky takimi do të luhet në stadiumin e Baselit, ‘St Jacob’, derisa përzgjedhësi i zviceranëve, Ottmar Hitzfeld pret paraqitje të shkëlqyeshme nga ekipi i tij.

Duhet theksuar se nga pesë shqiptarët e lartpërmendur, më së shumti paraqitje me ekipin ‘helvetik’ ka kosovari Valon Behrami, gjithsej 41, e po ashtu i ka realizuar 2 gola. Kurse, Shaqiri i ka shënuar 7 gola në 26 paraqitje.

Lajme të ngjashme

Back to top button