I biri i Gaddafit kërkon ndihmë nga Britania

Avokati britanik i Saif al-Islam Gadafit e ka lutur Britaninë e Madhe që të ndërhyjë për klientin e tij, në mes të frikës se i biri i ish-diktatorit libian do të dënohet me vdekje në një gjykim që pritet të zhvillohet më vonë këtë muaj në Libi.

Në një letër që i ka shkruar sekretarit të Jashtëm britanik, John Jones i ka bërë thirrje qeverisë britanike që të qortojë refuzimin e Libisë për t’ia dorëzuar klientin e tij Gjykatës Ndërkombëtare Penale për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Javën e kaluar, një gjykatë libiane i ka shqiptuar dënim me vdekje ish-ministrit të Arsimit, dhe Jones frikohet se Gaddafi mund ta ndajë të njëjtin fat.

Lajme të ngjashme

Back to top button