KK Fati vazhdon traditën, tani me “Tetova Open”

Qyteti i Tetovës të shtunën ishte nikoqir i turneut të 13-të tradicional të karatesë “Tetova Open 2014”.

Ky turne ka qenë vazhdimësi e turneut të njohur ‘Kupa e Gostivarit’ që fillet e saja të para i ka nga viti 2000 e deri në 2013, ndërsa tani më shpërngulet në Tetovë me ambicie për të ruajtur traditën shumëvjeçare.

Organizatori teknik mbetet i njëjtë në emrin e Klubit të Karatesë “Fati” që vepron në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa edicioni i sivjetshëm grumbulloi numër të madh të garuesish të të gjitha moshave nga klube të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e Federatave të karatesë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe emra të njohur të këtij sporti nga vend të ndryshme.

Karateistet e reja në aksion
Karateistet e reja në aksion

Garat u zhvilluan në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë, i ndjekur nga një numri i konsiderueshëm i shikuesve në tribuna të cilët patën rastin që të shohin duele interesante individuale dhe ekipore në kata dhe lufta. Sa i përket rezultateve, në të cilën morën pjesë 350 garues nga 37 klube, skuadra më e suksesshme doli KK “Urban Invest” nga Kavadari, vendi i dytë i takoi KK “Rinia” nga Kërçova, në vend të tretë u ndal KK “Olimpik Sport” nga Shkupi, ndërsa Doan Osmani i KK ‘Fati’ ishte njëri prej garuesve më të mirë të këtij evenimenti. Ndryshe, u dalluan edhe klubet tjera shqiptare, si KK “Fati” (3 arri, 2 argjend dhe 5 bronz KK “Kushtrimi” me 9 medalje (tre ari, dy argjend dhe katër bronz), KK “Shkëndija tre medalje (1 ari, 1 argjend dhe 1 bronz) dhe KK “Shkumbini” 15 medalje (4 arri, 7 argjend dhe 4 bronz), KK “Drini” (4 arri, 5 argjend dhe 4 bronz). Ndryshe, ky turne u ndoq edhe nga karateisti më i mirë i Maqedonisë, Berat Jakupi, i cili fillimet e para i ka pasur pikërisht në edicionet fillestare të këtij evenimenti, ndërsa beson se kjo traditë do të vazhdojë dhe se ky turne do të nxjerrë emra tjerë të suksesshëm dhe të njohur të karatesë.

Në ndërkohë, organizatorët e turneut në hapjen solemne para të pranishmëve vlerësuan lartë kontributin e mediave për promovimin dhe mbështetjen mediale që i bëjnë këtij turneu, duke ndarë me këtë rast mirënjohje dhe medalje për mediumet dhe gazetarët sportive, në mesin e të cilëve u gjend edhe portali “portalb.mk”. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button