Haliloviç, gol në stilin e Messit (Video)

Supertalenti i Barcelonës, Alen Halilovic ka shënuar një gol shumë të bukur, në stilin e njëjtë sikurse të Lionel Messit dhe Diego Maradonas.
Kroati Alen Halilovic i cili është pjesë e të rinjve të Barcelonës, çdo ditë e më shumë është duke treguar formën e tij fantastike.
Ai kësaj radhe ka shënuar një supergol kundër skuadrës së Gironës. Kroati e mori topin nga gjysma e fushës dhe shkoi deri te zona e kundërshtarit, duke bërë një goditje të fortë, për ta mposhtur portierin e Gironas.
Përndryshe, Halilovic tashmë e një kohë të gjatë thuhet se do të jetë pasardhës i Messit, pasi posedon stilin e njëjtë të lojës, sikurse të argjentinasit.
Ky gol, natyrisht që është i ngjashëm me golin e shënuar nga Messi dhe Maradona, disa vite më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button