Turqia lider botëror në donacionet ndërkombëtare për vitin 2013

Republika e Turqisë në 2013, përmes institucioneve zyrtare dhe organizatave joqeveritare për zhvillim dhe programe humanitare në botë ka ndarë 4 milijardë e 347 milionë dollar ndihmë, që në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto, paraqet sasinë më të madhe nga të gjitha vendet e botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Turke Ndërkombëtare për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka publikuar një raport për mbështetjen e Turqisë për zhvillim në vende të ndryshme të botës për vitin 2013, i cili thotë se mjetet e sektorit publik dhe privat ndanë një total prej 4 milijardë e 347 milionë dollar amerikan ndihmë.

Sipas raportit të Komitetit për Bashkëpunim për Zhvillim (DAC) të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), shpenzimet e Turqisë në projektet e ndihmës për zhvillim në vitin 2013 ishte e katërta në shumën e fondeve të akorduara, pas Shteteve të Bashkuara, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërsë së Bashkuar, ndërsa për herë të parë fondet e akorduara në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto, arriti në 0,21 për qind.

Shtrirja gjeografike e ndihmave të Republikës së Turqisë që ishte paraparë në projektet e zhvillimit në 2013 ishte shpërndara në këtë mënyrë 55,9 për qind e fondeve të investuara në mbështetje të projekteve në Lindjen e Mesme, 24,7 për qind në Afrikë, 15,3 për qind në Azinë jugore dhe qendrore dhe 3,1 përqind në Evropën Lindore dhe në Ballkan.

Republika e Turqisë dorën e miqësisë në 2013 e shtriu në 120 vende të botës, nga Afganistani duke vazhduar me Jemenin dhe deri në Filipine.

– Pjesa më e madhe e ndihmave janë dhënë në Siri, Egjipt dhe Kirgistan

Shumica e ndihmës turke është dhënë për Sirinë, Egjiptin dhe Kirgistanin, ndërsa në dhjet vendet e para, sipas ndihmave turke në 2013 janë Somalia, Afganistani, Palestina, Kazakistani, Tunizia dhe Azerbajxhani.

Nga ana tjetër OJQ-të turke ndihmat e tyre i kanë rezervuar për projektet në Siri, Somali dhe Niger.

Në raportin e TIKA-s për 2013, thuhet se lista e pesë vendeve që kanë alokuar fonde për ndihmë ndërkombëtare janë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Japonia dhe Gjermania.

Lajme të ngjashme

Back to top button