Krasniqi dhe Thaçi ia urojnë Bajramin njëri-tjetrit në rrugë

AAK-ja dhe AKR-ja bashkë, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi urojnë njëri tjetrin në rrugë ndërsa Myftiu Naim Tërnava tha se ndërtimi i Xhamisë së Madhe nuk po vonohet por që u duhen para. Këto ndodhin kur politikanët tanë bëhen bashkë në një vend. E kjo ndodh vetëm në festa fetare. Kësaj radhe për Fitër Bajram, në Bashkësinë Islame të Kosovës, Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi teksa po hynte në Bashkësi Islame për të uruar Bajramin u takua me kryeministrin Hashim Thaçi i cili po dilte nga aty. Tha se i uruan njeri-tjetrit dhe se nuk kanë arsye për të mos e bërë këtë. Kështu urojnë ata tash njëri-tjetrin.

“Natyrisht, ne nuk kemi asnjë arsye që të mos i urojmë njëri tjetrit festat”, ka thënë ai. Edhe diçka tjetër ndodhi aty. Behxet Pacolli u pa dy herë tek erdhi për të uruar. Një herë me kabinetin qeveritarë e një herë tjetër me anëtarë të partisë së tij, transmeton express. Tha se ‘dy vizita nuk kanë zarar’. “Dy vizita nuk ka zarar”, ka thënë ai.

Por në herën e dytë ishte bashkë me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn dhe anëtarët e tjerë të kësaj partie. Haradinaj tha se ky ishte takim i rastësishëm e nuk kanë folur ende për ndonjë koalicion. “Atje në pritje për mi kursye kohë myftiut dhe bashkësisë Islame nuk na pengon me qenë bashkë me secilin prej nesh. Nuk mrrim me bisedu për këto tema, por respekti që të mos ju marrim kohë, ashtu rastisi, ka mujt me qëllu kushdo”, ka thënë ai.

Në këtë festë u përmend edhe Xhamia e Madhe gurëthemeli i së cilës është vënë që një vit dhe nuk kanë filluar punimet ende. Derisa kreu i Prishtinës, Isa Mustafa tha se përgatitjet për një objekt të mirë kërkojnë kohë që të realizohet pastaj shpejtë, i pari i BIKU-ut, myftiut Naim Tërnava tha se projekti nuk është vonuar por që po u duhen para. “Xhamia nuk është vonë, projekti nuk është vonuar, çdo gjë ka shkuar sipas rendit që është dashtë, bashkëpunimi me kryetarin është i shkëlqyeshëm dhe besojë se së shpejti do të fillojmë më punë, për të filluar me punë duhet pasur edhe para…..te shohim nëse jo, i sigurojmë”, ka thënë ai. Në Bashkësinë Islame ishte edhe një kryetare femër për të uruar. Majlinda Nushi e Partisë Social Demokrate. /Fishmedia

Lajme të ngjashme

Back to top button