Reagime: Luani nuk ka qenë asnjëherë simbol i të gjithë shqiptarëve

Historiani Muzafer Bislimi, ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, thotë se luani nuk ka qenë asnjëherë simbol i të gjithë shqiptarëve, dhe edhe në rastet kur është përdorur në stema të ndryshme, nuk ka përfaqësuar elementin etnik shqiptar.

“Dëgjova deklaratat kinse ka elemente shqiptare, me arsyetimet se luani si stemë është përfshirë në disa qytete të Republikës së Shqipërisë, që është e vërtetë se në stemën e Durrësit, Tiranës.. është luani, por nëse flasim si element i cili është i përfaqësuar te shqiptarët si komb, luani nuk ka qenë asnjëherë i tillë. Besoj se nuk ka shqiptarë që mund të thotë se luani është përdorur ndonjëherë si element unifikues për të gjithë shqiptarët”, u shpreh për Alsat-M, Muzafer Bislimi, historian.

Përfaqësues të BDI-së arsyetonin propozimin për stemën e re duke thënë se luani është simbol edhe për shqiptarët. Si argument për këto pretendime u prezantua stema e qytetit të Durrësit, e cila gjithashtu përmban një luan të kuq me prapavijë të verdhë. Por, bashki të ndryshme në Shqipëri përmbajnë simbole të ndryshme kafshësh. Për shembull, në stemën e bashkisë së Pogradecit qëndron gjarpri. Megjithatë, simbolet e tilla nuk janë perceptuar si simbole etnike, por vetëm si lokale.

Stema e re e Maqedonisë e cila është propozuar nga Qeveria e Maqedonisë nuk përmban aspak elemente unifikuese për qytetarët e këtij shtet. Stema e re e propozuar shtetërore përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.  Kjo stemë nuk përputhet me historinë multietnike të këtij shteti dhe me këtë Qeveria e bën të kundërtën, përçan ende më shumë popullatë. Kështu shprehet historiani Vebi Xhemaili për Portalb i cili thotë se nuk e ka të qartë se si mund faktori shqiptar në pushtet ta pranojë këtë stemë?!

“Nga kjo që shoh në këtë stemë nuk shoh asnjë simb9ol të përbashkët të bashkëjetesës. Ky është simbol i pastër maqedonas ndërsa shqiptarët nuk përfshihen aspak me simbol të tyre. Ky propozim i miratuar duhet sa më parë të ndryshohet që të pasqyrojë vërtetë popullin që jeton në këto troje. Është i njëanshëm dhe është i papranueshëm për palën shqiptare andaj duhet sa më shpejtë të reagojë faktori politik shqiptar jo për ti fyer maqedonasit por thjeshtë për të pasur një stemë e cila vërtetë i ngjan realitetit në Maqedoni” thotë për Portalb, Xhemaili. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. A eshte antike apo moderne,nuk duhet te kete shume rendesi.Primare eshte se duam apo nuk duam te jetojme bashke,!Prandaj si shqipetare nuk duhet ta pranojme kete steme, ose te kete element shqipetare ose eshte i pa pranueshem per ne.

Back to top button