Sindikata multietnike për arsim përkrahë marshin e dytë studentorë

Sindikata multietnike për arsim përkrahë marshin  dytë studentorë dhe të ftojë anëtarësinë e vetë që të marrë pjesë në protesta thonë nga Sindikata.

Ata thonë se studentët i kanë befasuar edhe profesorët si dhe gjithë opinionin publik me vendosmërinë e tyre  në mbrojtje të të drejtave të tyre si dhe me mënyrën e organizimit me çka meritojnë përkrahje.

“Qeveria seriozisht i ka marrë studentët që kur dolën në numër aq të madh. Pas marshit studentorë qeveria kuptoi se është më mirë që të angazhohet se sa të qëndrojë në pozicionin e saj fillestar. Prandaj edhe deklaroi se nuk dëshiron të vë testim ekstern për studentët, por testim shtetërorë. Studentët e kuptuan mirë se se për këtë nuk ka kurrfarë garancie”,  thotë Suzana Stefanovic kryetare e Sindikatës.

Sipas saj provimi shtetërorë do të prek studentët të cilët do të detyrohen q për herë të dytë t’i tregojnë njohuritë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button