Mjegulla ulë shikueshmërinë në rrugën Gostivar-Mavrovë

Drejtuesit e automjeteve këshillohet të kenë kujdes gjatë vozitjes së tyre për shkak të paraqitjes së mjegullës, ku shikueshmëria është ulur deri në 50 metra në drejtimin rrugor Gostivar-Mavrovë, dhe në drejtimin Mavrovë- Bunës nga 30 deri në 40 metra.

Drejtimi rrugor Ohër-Resnje përmes Galiçicës, nga vendbanimi Korita, deri tek qendra dimërore Oteshevo është e mbyllur për trafikun e të gjitha veturave. Kjo është mbyllje sezonale e këtij drejtimi rrugor dhe do të jetë në fuqi deri më datë 31.03.2015.

Qarkullimi rrugor në të gjitha rrugët tjera në Maqedoni, kryhet pa pengesa.

Lajme të ngjashme

Back to top button