Kërcënime dhe akuza mes LSDM dhe VMRO për parkun te Bristoli

Grupi i këshilltarëve të VMRO- DPMNE-së, informoi se nuk kanë marrë pjesë në  seancën e mbrëmshme të Këshillit të Komunës Qendër në parkun tek hoteli “Bristol”, për shkak se siç thuhet në kumtesë, kërcënimeve të vrazhdët nga aktivist partiak të LSDM-së dhe PLD-së. Nga VMRO- DPMNE-ja thonë se “me siguri janë të njëjtit  nga lista për pagesa të Komunës Qendër, të paguar nga qytetarët e komunës”, transmeton Alsat-M.

“Me këtë se takimi i caktuar nuk është asnjë seancë e jashtëzakonshme e Këshillit, por një takimi mini- partiak për promovim politik të LSDM-së  dhe  prefektit Zhernovski, i cili në vend të ndërtoj diçka, me paratë  e qytetarëve paguan takimet partiake. Vet fakti që grupi i këshilltarëve të VMRO- DPMNE-së, edhe pse qëllimmirë dhe  me sinqeritet dëshironte të  jetë pjesëmarrës në takim , u pengua nga aktivist të LSDM-së dhe PLD-së, kjo dëshmon se Zhernovski i shmanget ballafaqimit me të vërtetën”, thuhet në kumtesën e VMRO- DPMNE-së. 

Kryetari  i Këshillit të komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, thotë se të gjithë këshilltarët janë ftuar zyrtarisht në seancën e caktuar dhe se mbrëmë askush nuk e ka  informuar se do të mungojnë, e as se fizikisht dikush është sulmuar, Shipoviq, thotë se pas  përfundimit të seancës në media ka  parë deklaratën e këshilltarit të VMRO- DPMNE-së Ilia Ilijovskit, se kanë qenë të sulmuar dhe ju është ndaluar të marrin pjesë në seancë.

“Pyetem a thua incidenti, që është vepër  e rëndë penale, është denoncuar në polici, duke patur parasysh se Iliovski është jurist besoj se ashtu ka vepruar. Përveç kësaj meqë saktësisht thonë se bëhet fjalë për anëtarë të PLD-së dhe LSDM-së, i ftojmë me ndihmë të policisë dhe organeve të tjera zyrtare t’i identifikojnë autorët. Nëse  për 5 ditë kjo nuk do të zgjidhet nga institucionet do të konsideroj se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Ilioski gënjejnë”, tha Miroslllav Shipoviq, kryetari i Këshillit të komunës Qendër. / Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button