Ragjenoviq: Ndërtimet e projektit “Shkupit” janë jo cilësore

Kryetarja e Asociacionit të arkitektëve, Sanja Ragjenoviq- Jovanoviq, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, e ndërtimet e Shkupi 2014 i konsideron jocilësore.

“ Mendoj se bëhet fjalë për ndërtesa jo cilësore dhe mendoj se kjo gjë shumë shpejtë do të dal në pah. Për dhjetë vite të gjithë do të habitemi se si do të duken ato objekte, sidomos që në vend objekteve të vjetra, që sipas etikës, duhet të bëhen objekte efikase energjetike, që absolutisht nuk është e saktë. Vendosen fasada stiropoll vetëm në atë pjesë që është e dukshme nga rruga, për këtë arsye kanë nevojë të bëjnë krahë shtesë, e jo të bëjnë objekt, ndërsa fasadat tjera që janë jo të dukshme, ngelin ashtu siç kanë qenë”, deklaroi Ragjenoviq-Jovanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button