Brukseli interesohet për borxhin publik dhe deficitin buxhetor të Maqedonisë

Edhe për kundër deklarimeve të ministrit të financave Zoran Stavrevski se borxhi publik dhe deficit buxhetor mbahen nën kontroll, deklarimet e eurokomesarit për zgjerim Johanes Han se lartësia e borxhit publik dhe deficit buxhetor duhet të adresohen në të ardhmen, tregon për mundësin e  një pengese tjetër që kërkon zgjidhje në rrugën drejtë BE-së.

Zëvendëskryeministri për euro integrime, Fatmir Besimi ka deklarua se Brukseli është duke e ndjekur rritjen borxhit publik dhe sipas tij ata dëshirojnë që kreditë të investohen në infrastrukturë.

Sipas Besimit, borxhi publik dhe deficit buxhetor i Maqedonisë nuk është alarmante dhe ndodhet Brenda kornizave të kritereve të Kopenhagës.

“Trendi i borxheve të jashtme rritet dhe Brukselit i intereson se cilët janë projektet dhe si udhëhiqet me  fondet publike me qëllim që makroekonomia të bazohet në investim”, tha Fatmir Besimi për Alsat.

Lajme të ngjashme

Back to top button