Vërshimi i ujit në fshatin Reshçe shkakton dëme në të mbjellat bujqësore

Dalja e lumit Vardar ka vështirësuar komunikacionin në Reshçe. Fushat janë të vërshuara nga uji duke shkaktuar dëme në  bujqësi. Qytetarët thonë se gjendja e këtillë paraqitet çdo vit ndërsa komuna nuk ndërmerr asgjë.

“ Shumë është vështirësuar komunikacioni nga fshati për në qytet, ndërsa komuna asnjëherë nuk merr masa”, thotë një qytetarë.

Një qytetarë tjetër thotë se kjo ndodh për të dytën herë Brenda një kohe të shkurtër. Ai thotë se nga komuna kanë ardhur, por nuk kanë ndërmarrë asgjë

Qytetarët apelojnë deri tek autoritetet përkatëse që ndërmarrin masa për ta rregulluar rrugën sepse një gjendje e tillë e vërshimit të ujit paraqitet çdo herë pas çdo shiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button