Rama nuk kishte jelek antiplumb në Beograd

Më 16 dhjetor në Beograd do të mbahet Samiti i Kinës, ku do të marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Pjesëmarrës do të jetë edhe “provokuesi”, Edi Rama.

Sipas tabloidit serb “Kurir”, Rama do të mbërrijë për të dytën herë brenda dy muajve, i veshur me jelek antiplumb për shkak se është i traumatizuar.

“Kryeministri shqiptar, i cili ishte në Beograd dhe më 10 nëntor, ka vendosur të shkojë me jelek antiplumb për shkak se është i frikësuar për sigurinë e tij”, shkruan Kurir.

“Por, për sigurinë e 17 kryeministrave që do të jenë në Beograd më 16 dhjetor do të kujdesen 10 mijë policë dhe asnjëri prej tyre nuk do të jetë me antiplumb”, shkruan më tej “Kurir”.

Këtë ditë në Serbi do të jetë dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Tabloidi serb shkruan se Rama ishte me antiplumb edhe në vizitën e 10 nëntorit, pavarësisht masave të larta për garantimin e sigurisë së tij.

Mirëpo, Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në qeverinë shqiptare, thotë për “Kurir” se “kryeministri nuk ka pasur jelek antiplumb dhe se informacioni i tyre ishte i pavërtetë”.

“Me mirësi ju kërkojmë që të verifikoni informacionin pasi nuk kishte antiplumb”, është shprehur Fuga.

Masat e sigurisë për Samitin në Beograd do të jenë më të rreptat që janë marrë ndonjëherë. Për të garantuar sigurinë e liderëve do të angazhohen 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave. Masat do të jenë më të forta se sa në rastin e vizitës së Putinit, Bidenit apo Clintonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button