Geti 99% single, po punon në projekte të reja

Hip hop superylli, Getoar Selimi, vazhdon të jetë i vetmuar duke shijuar jetën dhe i fokusuar në projekte të reja.

Eshtë raportuar se shkronjat “M” të postuara së fundmi nga reperi kanë qenë iniciale për një femër me të cilin emisione të shoubizit kanë raportuar se reperi mund të jetë në lidhje.

Por, Telegrafi mëson nga burimet e sigurta pranë reperit se ai është ende i vetmuar, i rrethuar nga miq, teksa është i fokusuar në një periudhë të ardhshme të fuqishme artistike që Babastars është duke përgatitur në krye me të.

Shkronja “M” që reperi ka publikuar shpesh në Instagram është thjesht iniciali i parë për “Ma i madhi”, pasi reperi njihet edhe për pseudonimin “MMV”.

Ndryshe këtë verë Getoar Selimi shijoi sukseset e këngëve “Jasha” dhe “High 2”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button