Incident në ndeshjen në Tetovë nga “Komitët” (Video)

Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Vardarit edhe pse në fushën e gjelbër kaloi në suaza të lojës korrekte, në tribuna ndodhi një incident i iniciuar nga tifozët mysafir “Komiti”, bën të ditur televizioni “Art”.

Tifozët e Vardarit të cilët në këtë ndeshje në stadium hyrën në minutën e 20-të të ndeshjes filluan të përkrahin ekipin e tyre, mirëpo një pjesë tjetër filluan të gjuajnë me gurë kundrejt kalimtarëve të rastit, të cilët u kundërpërgjigjen.

Si rezultat i kësaj, u thyen disa vetura, ndërsa një polic u godit me shishe. Pas kësaj intervenoi policia, ndërsa më pas tifozëve të Vardarit nuk iu lejua rikthimi në stadium dhe të njëjtit u rikthyen në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button