Bolt shpërthen: Do të thyej 3 rekorde botërore në Moskë!

Botërori i Moskës po troket dhe të gjithë sytë e botës do të jenë mbi pistat e Atletikës, veçanërisht mbi një person, Usain Bolt. Rekordmeni botëror dhe kampion olimpik në fuqi në të tre disiplinat e shpejtësisë, cakton objektivin e tij për kompeticionin më madhor të vitit në atletikë, transmeton Ballkanweb.

I gjendur pa konkurentë, si pasojë e rezultimit pozitiv në testet e antidopingut të rivalëve të tij më të mëdhenj, Tajson Gej dhe Asafa Pauell, Bolt cakton objektivin e tij, fitimin e tre medaljeve të arta dhe rekorde botërore në të tre disiplinat, 100, 200 dhe stafetën e 4 x 100 metra. 

“Në Moskë do të provoj të fitoj medalje ari në të gjithë disiplinat që do të garoj. Unë do të jap më të mirën time, pavarësisht se kë do të kem përkrah në pistë. Këtë herë do të tregohem i kujdesshëm, që mos skualifikohem si dy vite më parë në garën e 100 metrave. Synimi është të vendos rekord botëror në të tre disiplinat. Do të jap maksimumin që në 200 metra të zbres nën 19 sekonda”, – ka deklaruar Bolt. 

Aktualisht rekordi botëror i garës së 200 metra është 19 sekonda e 19 të qindtat. Botërori i Moskës për Atletikë do të startojë të shtunën. Ndërkohë që të premten në mbrëmbje Bolt do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore Mançester Junajtid – Sevilja, madje ai ka pohuar kohë më parë se dëshiron të luajë për disa minuta me “Djajtë e kuq”, por kjo mbetet për t’u parë. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button