Gjendet një mashkull i vdekur në ‘Xhon Kenedi’ të Shkupit

Në hapësirat e kompanisë “Pashtrik promet”, në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, sot në mëngjes është gjetur N.M.(65) nga Shkupi me më shumë plagë nga të shtëna zjarri të shkaktuara nga armë zjarri nëpër gjithë trupin.

Pasi që në orën 08:25 në SPB Shkup është denoncuar se në firmë ka një person të vdekur, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga ana e ekipit të ekspertëve nga SPB Shkup, Gjykatësi hetues, Prokurori publik dhe person profesionist nga Mjekësia gjyqësore është kryer ekspertizë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të ngjashme të gjakut dhe plumba të cilët janë marrë për ekspertizë, ndërsa trupi i viktimës me urdhër të Gjaktësit hetues është dorëzuar për autopsi. Nga ana e SPB Shkup në vijim janë masa për zbardhje të rastit. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button