10 aeroportet më të këqija në botë

Cheat Sheet, një portal amerikan sikurse çdo vit, edhe tani ka listuar aeroportet me te këqija ne Bote. Për te përpiluar listën, portali amerikan është bazuar ne raporte të të tjera portaleve qe kane ne fokus analizën e parametrave te aeroporteve.

10. Netaji Subhash Chandra Bose International Airport – Calcutta. Aeroporti indian zen vendin e dhjete ne këtë liste për shkak te higjienës dhe pastërtisë. Sipas një udhëtari, “Këtu asgjë nuk është e pastër”.

9. Bill and Hillary Clinton National Airport – Little Rock. Është vlerësuar si aeroporti me i mërzitshëm i SHBA, veçanërisht për problemet me bagazhet. Dhe te mendosh qe për këtë arsye, aeroporti mbyllet pas orës 6 te mbrëmjes.

8. Sheremetyevo – Mosca. Renditet ne këtë pozicion thjesht dhe vetëm për ngadalësinë e kryerjes se veprimeve. Këtu është e pamundur për te mos ndenjur me ore te tera ne radhe. Kjo edhe për shkak te masave te sigurisë dhe faktit qe terminalet janë kilometra larg vendeve te qëndrimit.

7. Ndjamena Airport – Chad. Banjat e fëlliqura, kaosi, mungesa e mirëmbajtjes se ambienteve, mungese personelit, janë disa nga ankesat e udhëtareve.

6. Aeroporti i Zyrich-ut. Duket e pamundur, por kështu është. Edhe aeroporti i Zurich-ut përfshihet ne këtë liste. Dhe kjo jo për shkak te mungesave te shërbimeve, por predispozicionit te personelit për te treguar sjellje te denje.

5. LaGuardia Airport – New York. Jo me pas ndodhet edhe një prej aeroporteve te Big Apple. Ankesat me te shumta te pasagjereve këtu lidhen me mungesën e shërbimit Wifi, mungesën e higjienës ne shërbime te ndryshme dhe për lidhjen jo komode te aeroportit me qytetin.

4. Orio al Serio – Bergamo. Edhe një aeroport italian përfshihet ne këtë liste, madje, ne vendin e katërt. Këtu ankesat kane te bëjnë me shërbimin e personalit, pastërtinë, bagazhet. Madje ne një klasifikim tjetër, ky aeroport klasifikohej si me i keqi për te kaluar aty një nate.

3. Los Angeles International – LAX. Nuk është hera e pare qe aeroporti gjigand i Losa Angeles përfshihet ne këtë liste dhe arsyeja e pare lidhet me personalin i cili është shume i paedukuar.

2. Charles de Gaulle – Paris. Ne aeroportin francez, shkaqet lidhen me sjelljen e dobët te stafit, kaosin, tabelat e informacionit vetëm ne frëngjisht dhe për me tepër te paqarte.

1. Manila International Airport. Higjiena dhe kaosi janë dy arsyet me kryesore qe e dërgojnë aeroportin filipinas ne krye te listës se aeroporteve me te keqin ne bote. Aeroporti ka një kapacitet prej 30 milion pasagjeresh ne vit, ndërsa aty ikin dhe vijnë mbi 33 milion.

Lajme të ngjashme

Back to top button