Liria fiton dy medalje në Dimitrovgrad

Sot në qytetin e Dimitrovgradit të Bullgarisë, u mbajt edicioni i tetë i turneut ndërkombëtar për fëmijë, në mundje stil të lirë.

Në të njëjtin, morën pjesë mbi 150 garues nga Bullgaria, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia, e cila u përfaqësua me gjashtë mundës nga klubi i mundjes Liria.
Nën udhëheqjen e trajnerit Sufijan Ismaili, djelmoshat shkupjan, në një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe, në fund arritën të stolisen me dy medalje të bronzta.

I treti, në kategorinë deri në 24 kg, në debutimin e tij ne garat ndërkombëtare, ishte mundësi më i ri i Lirisë në këtë turne, Ensar Bela si dhe Hamza Jashari, i cili me paraqitje mjaftë të mira, në fund u kurorëzua me të bronztën në kategorinë deri në 47 kg.

KM Liria në këtë turne u përfaqësua edhe me gjashtë mundës tjerë, Besir Alilii, Muhamed Feruki, Omer Feruki si dhe Ertan Xhaferi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button