Policia: Zënka e mbrëmshme në Kondovë ka përfunduar pa të vdekur

Në fshatin Kondovë të Shkupit, dje rreth orës 17:20, në rr.”1″ ka nisur grindja dhe zënka, ndërsa pastaj edhe këmbimzjarri me armë zjarri, në lidhje me mosmarrëveshje të mëparshme të ndërsjella, midis I.F. (71) nga fshati Kondovë dhe farefisit dhe bashkëfshatarit të tij Sh.F.(42).

Në zënkën kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë nga të dyja palët, me ç’rast ka ardhur deri te këmbimzjarri me armë zjarri, por nuk ka persona të lënduar nga armë zjarri dhe të vdekur si që u lajmërua dje.

Në Qendrën urgjente në Shkup janë dërguar I.F.(71) i cili ka marrë lëndim në kokë dhe I.F.(34) nga fshati Kondovë, ndërsa bëhet fjalë për lëndime të marra nga goditje me sende.

Nga ana e SPB Shkup janë arrestuar të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje, përndryshe të gjithë farefisë të afërt, përveç Sh.F. për të cilin në vijim janë masa për gjetjen e tij.

Nga ana e SPB Shkup në vijim janë masa për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit me ç’rast kundër pjesëmarrësve do të dorëzohen parashtresa adekuate

Lajme të ngjashme

Back to top button