Burgosen dy persona prej Haraçine

Policia ka ngritur kallëzime penale kundër dy personave nga Haraçina të dyshuar për veprën “falsifikim parash”.

Dyshohet se personi S.A (52) nga Haraçina i cili në muajin prill të këtij viti në Shkup kishte kryer 6 vepra “falsfikim të parave”. Ndaj tij është shqiptuar masa paraburgim 30 ditësh.

Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj S.R.(52) nga Haraçina i cili nëpër Shkup, Tetovë, Gostivar e
Kumanovë, në shtëpitë e personave individual, prodhues të verës së shtëpisë, në gjashtë raste ka lëshuar banknote false prej 500 deri në 100 euro.  Prokuroria atë e ka dënuar me dy vite burg. 

Lajme të ngjashme

Back to top button