Suarez nën hijen e Messit

Luis Suarez ende nuk po arrin ta gjej veten te Barcelona, ku u transferua gjatë verës nga Liverpooli. Ai ende nuk ka shënuar gol në pesë ndeshjet e zhvilluar në La Liga, derisa sezonin e kaluar kishte shënuar 31 gola në 33 ndeshje të Premierligës për Liverpoolin

PorMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka gjetur shkakun përse sulmuesi uruguaian nuk po shkëlqen te skuadra katalunas. Ai mendon se dominimi i Lionel Messit në Barcelonë e pengon Suarezin, t’i tregojë vlerat që ka.

“Nuk është e lehtë për të në një ekip ku keni figurë dominuese si Messi. Ju mund ta vëreni kur e shikoni Barcelonën, Suarez ishte figurë super dominuese në Liverpool dhe nganjëherë mendoni: “Ku është ai?”. Jam i sigurt se ai do të gjejë vendin e tij por nuk është e lehtë për futbollistët e rinj atje”, ka deklaruare Wenger për The Guardian.

Lajme të ngjashme

Back to top button