Ghetto i dashuruar në Marinën?

Është njëri ndër reperët që ka pasur më së shumti lidhje dashurie me fytyrat më të njohura të skenës muzikore shqipe. E duket se kësaj edhe kësaj here që Getoar Selimi të jetë dashuruar në një personazh publik. Është Marina Vjollca ajo që besohet t’ia ketë marrë zemrën Ghetto Geasyt. Së paku kështu kanë lënë të kuptohet qëndrimi i tij në Tiranë dhe postimi i fotografive në rrjetet sociale

Ka shumë ditë që po qëndron në kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Arsyeja e këtij qëndrimi nuk është ditur deri më tani, mirëpo, është vet rep artisti Ghetto Geasy ai i cili nëpërmjet disa fotografive të postuara në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime për këtë ‘vizitë’ të gjatë që ai po i bë Shqipërisë. Bukuroshja Marina Vjollca besohet së është faktori kryesor për këtë gjë. Ghetto duket se dashuruar në prezantuesen Vjollca. Kjo pasi ai para disa ditësh ka postuar një fotografi ku shihet shkronja M me krah engjëlli.

Edhe fotot me maçokun e tij ngjasojnë me ato të Marinës. ‘Zjarrin’ këtyre dyshimeve ja kanë shtuar edhe komentet e motrës së Marinës. Luana po thuajse në çdo foto të reperit po dërgon komente të ndryshme. Mirëpo se a është e dashuruar Marina në reperin nuk ka asnjë shenjë, së paku jo në rrjetet sociale. Ndryshe, Ghetto para disa kohësh është ndarë nga prezantuesja Liberta Spahiu dhe pas ndarjes nga ajo, Ghetto ka shkuar të jetojë në Tiranë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button