Renova përsëri sulmon Vardarin

Edhe pse kampionatet futbollistike të Maqedonisë në të gjitha kategoritë janë në pushim të merituar, janë edhe disa ekipe që me ndeshjet e sotme çerekfinale të Kupës, do të përmbyllin ciklin e sezonit vjeshtor.

Dueli Renova – Vardari është ndeshja më interesante për të mësuar se cila nga këto dy ekipe do të arrijë të sigurojë vend në mesin e katër ekipeve më të mira. Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup ka përfunduar me rezultat 3:1 për Vardarin, por Renova me fitoren e fundit pikërisht ndaj Vardarit në duelin e xhiros së 16-të me rezultat 3:0, u jep shpresë gjipspunuesve se mundë të përmbysin rezultatin.

Optimizëm ka shprehë edhe trajneri Qatip Osmani, i cili ka thënë se disfata e parë 3:1 nuk është rezultat që nuk mundë të arrihet.

Në ndeshjen tjetër takohen Rabotniçki – Euromilk, ku këta të fundit kanë shënuar fitore me rezultat 3:2.
Të përkujtojmë se në gjysmëfinale janë kualifikuar H.Turova e cila eliminoi Dritën e Bogovinës pas dy fitoreve 5-0 dhe 1-0, dhe Teteksi që eliminoi Miravcin me rezultat të përgjithshëm 5-1. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button