Përurohet rruga e asfaltuar nga Komuna e Studeniçanit dhe Ambasada e Zvicrës

Si rezultat i punës një vjeçare në kuadër të programit “Forume në Bashkësi”, projekt ky i përbashkët i Komunës së Studeniçanit dhe Agjencionit Zvicran për Zhvillim Ndërkombëtar (SDC), të premten në fshatin Studeniçan u bë përurimi dhe lëshimi në përdorim i ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës numër 2., me gjatësi prej 1 km dhe vlera e projektit arrinë vlerën prej 7 milionë e 600 mijë denarë.

Në këtë akt solemn i pranishëm ishte edhe ambasadori Zvicran në Maqedoni, ekselenca e tij Stefano Lazzarotto, i cili fillimisht në ambientet e Komunës së Studeniçanit realizoi një takim me kryetarin z.Azem Sadiki ku u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë të komunës dhe ambasadës së Zvicrës.

Gjatë përurimit të rrugës numër 2 kryetari Sadiki theksoi se është knaqësi të jesh nikoqir i kësaj ceremonie të lëshimit në përdorim të rrugës numër 2, rrugë kjo e ndërtuar nga buxheti i Komunës së Studeniçanit dhe Agjencisë Zvicrane për Zhvillim Ndërkombëtar (SDC).

“Ishte fillimi i mandatit tim si kryetar komune kur filluam me projektin Forume në Bashkësi, gjatë tërë kohës sa zgjatë ky projekt ku bashkë me administratën e komunës dhe qytetarët e komunës sonë, kemi përfituar një përvojë shumë të rëndësishme për punën tonë të mëtutjeshme. Pushteti local është i lidhur ngushtë me qytetarët dhe është shumë e rëndësishme që ato të kenë bashkëpunim të përafërt gjatë aktiviteteve por edhe gjatë marrjes së vendimeve dhe caktimit të prioriteteve”, tha kryetari Sadiki para të pranishmëve.
Ai informoi se ndërrtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge e vendosën qytetarët nëpërmjet vendimeve të marra në sesionet e Forumeve në Bashkësi dhe atë vendim e respektuam dhe gjatë tër kohës kemi bër të pamundurën dhe atë edhe ta realizojmë.

“Ndihma nga agjencioni Zvicran për Zhvillim Ndërkombëtar (SDC), padyshim se ishte e mirëseardhur për realizimin e këtij projekti duke pasur parasysh se ne jemi komunë opozitare dhe këto ndihma janë mëse të mirëseardhura. Kur ja filluam ndërtimin e kësja rruge ishte vështirë pasi që gjithandej ishte shumë keq, gjithë andej ishte e shkatëruar me shumë baltë dhe të gjithë ne së bashku ishim të vendosur dhe qëllimin e kishim të pastërt dhe bashkërisht e bëm punën tonë me nder dhe përkushtim dhe në fund e gjithë kjo u bë realitet”, nënvizoi kryetari Sadiki.

Edhe ambasadori Zvicran në Maqedoni Stefano Lazzarotto shprehu knaqësin e tij që sot është në Komunën e Studeniçanit për të përuruar projektin i cili ua lehtëson qytetarëve lëvizjen.
“Kam knaqësin që sot jam me ju dhe dëshirojë tju përgëzojë për zgjedhjen e projektit të kësaj rruge që së bashku ju vendosët me ambasadën zvicrane. Siç po e kuptoi kjo rrugë nuk do të shërbej vetëm për nevojat e qytetarëve të kësaj komune por do të shërbej edhe për lidhjet midis komunave që janë në afërsi të kësaj rruge”, tha ambasadori Stefano Lazzarotto.

Ai potencoi se kjo rrugë do tua lehtësojë edhe qasjen deri te komuna, kur do të keni nevojë të trokasin te kryetari i komunës, qasjen tuaj do ta keni më të lirë.

“Faleminderojë kryetarin Sadiki i cili pranojë që komuna e tij të kyçet në procesin e Forumeve në Bashkësi të cilat ne si shtet zvicran i propozuam që të realizohen. Siç e dini pjesmarrja e qytetarve në forume është transparenca më e madhe e komunës ndaj qytetarve, ky është edhe qëllimi i tyre. Komunikimi midis dy popujve tonë nëse gjykojë sipas asaj se sa fudbollistë shqipëfolës ka Zvicra në kombëtare atëher mendojë se kominikimi jonë po shkon në drejtim të mirë dhe është shumë i mirë”, theksoi ambasadori Zvicran.

Ndërkaq për bashkëpunimin e sukesshëm midis Komunës së Studeniçanit dhe ambasadës Zvicrane, kryetari Sadiki ndau mirënjohje për ambasadorin Stefano Lazzarotto.

Lajme të ngjashme

Back to top button