Filloi votimi për zgjedhjen e arsimtarit më të mirë për RHA për vitin 2014

Aleanca për resurse të hapura publikoi  thirrjen për zgjedhjen e Arsimtarit më të mirë për RHA, gjegjësisht arsimtarit që krijon resurse të hapura arsimore (RHA) dhe i shfrytëzon ato në mësim. Si rezultat i thirrjes u nominuan arsimtarët dhe para disa ditësh u publikua edhe lista me kandidatët që mund të votohen për t’u zgjedhur si Arsimtar më i mirë për RHA për vitin 2014.

Për kandidatët mund të votoni në ueb-faqen www.oer.mk. Një kandidat do të zgjidhet nga publiku sipas numrit më të madh të votave të fituara nga votimi, ndërsa kandidati tjetër do të zgjidhet nga juria profesionale.

Аleanca për resurse të hapura arsimore është grup i hapur i individëve, organizatave dhe  institucioneve që funksionojnë si një rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe atij shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e  resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Aleancës mund t’i bashkangjitetçdokush që e përkrah këtë ide. Në fillim të dhjetorit të vitit 2014, Аleanca numëron mbi 230 individë dhe 17  organizata dhe institucione përkrahëse, në mesin e të cilave ka edhe shkolla, universitete dhe OJQ.

Iniciativa për resurse të hapura arsimore ka për qëllim tëndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe atij shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Koncepti për RHA i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i përfshirë edhe programet mësimore, materialet e kurseve, librat mësimorë, videot onlajn, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër qëështë dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë mësimit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë të paguhet kompensim për të drejtat autoriale ose taksë për licencë.

Lajme të ngjashme

Back to top button