Arifi takoi deputetët Dade dhe Bumçi

Kryetarja e komunës së Tetovës sot ka pritur në takim deputetët nga Shqipëria, Arta Dade dhe Aldo Bumçi.

“Është kënaqësi që në komunë e Tetovës janë duke ardhur personalitete të njohura të politikës shqiptare dhe mendoj se kemi mundësi të bashkëpunojmë me komunat shqiptare në aspekte  kulturore si dhe një bashkëpunim institucional” tha Arifi.

Ndërsa deputetja socialiste, Arta Dade tha ka qenë e pamundur për të ta vizitojë Maqedoninë dhe mos të kthejë në Tetovë për ta parë Arifin me të cilën ka bashkëpunuar më herët si dy politikane femra.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button