Ronaldo synon ta thyejë rekordin e vetvetes

Cristiano Ronaldo të enjten mori një qmim nga IFFHS si golashënuesi më i mirë për vitin 2013. Por, ylli i Real Madridit është nisur menjëherë në një mision të ri.
Ai dëshiron t’ia thyejë vetes rekordin prej 69 golave sa realizoi në vitin e shkuar, ndërsa deri më tani ka shënuar 55 herë. Puna nuk është aspak e lehtë sepse i ka mbetur edhe më pak se një muaj për t’i realizuar 14 gola në pesë ndeshje.

I kanë mbetur takimet me Celta Vigon dhe Almerian në La Ligë. Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve dhe dy takime në Kampionatin botëror për klube ndaj Cruz Azul dhe San Lorenzo. Me mesatare, atij i duhen nga tre gola për ndeshje, deri para Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button