Demba Ba, në janar në Milano

Milani ka filluar të mendoj për transferimet e radhës në muajin janar, në fazën e sulmit. Me një Torres që asesi nuk po arrin të rigjejë golat, e me një Pazzini, që i skadon kontrata në qershor të vitit 2015, Pippo Inzaghi, ka filluar të mendoj për prurjet e reja në San Siro.

Sipas Calciomercato, është sulmuesi senegalez, Demba Ba, i preferuari i parë i skuadrës së Milanit.

Demba Ba që po regjistron paraqitje të mira të skuadra e Besikatasit, ku në 17 paraqitje ka realizuar 15 gola, do të jetë alternativa e parë e Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button