Horoskopi ditor, e premte 7 gusht 2020

Dashi

Ndikimi i Venusit ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonik gjate kësaj dite. Do i merrni gjerat me më shume seriozitet dhe do i sqaroni njëherë e mire pengjet e se shkuarës. Beqaret do njihen me persona vërtet te veçante dhe do fillojnë shume shpejt një lidhje afatgjate me ta. Qe ne fillim do iu japin siguri ata persona. Financat do mbeten gjithë kohës te ekuilibruara.

Demi

Saturni do luaje me zemrën tuaj gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te ecur si do e dëshironit ne jetën ne çift dhe keqkuptimet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene gati për te ndryshuar status dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Çdo shpenzime do e kryeni me kujdes ne mënyrë qe buxheti te mos dobësohet.

Binjaket

Do qëndroni me afër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste fantastike pranë tij. Dashurinë qe ndjeni ne zemër do e shprehni pa dorashka. Beqaret do takojnë persona mjaft joshës pranë te cilëve do ndihen mire. Nëse ju kërkohet diçka me tepër, mendohuni mire para se te ktheni përgjigje. Financat do kenë disa përmirësime te cilat do i bëjnë te shpenzojnë me qetësi.

Gaforrja

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete tejet i ngrohte gjate kësaj dite. Shume gjera do rregullohen dhe do e shihni te ardhmen me një sy tjetër. Beqaret nuk do jene fare ne humor dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Buxheti do ketë disa përmirësime, megjithatë ende gjendja nuk është aq e mire sa për te kryer investime kuturu. Kujdes!

Luani

Te dashuruarit do kenë probleme te mëdha sot me personat qe kane ne krah. Secili do ketë mendime te ndryshme nga te tjetrit dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe sapo do takojnë dhe bata do ju duket shume me ndryshe nga me pare. Financat do jene ende delikate, prandaj kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete tejet e ngrohte. Shfrytëzojeni sa te keni mundësi. Beqaret do jene me shume fat dhe do mund te takojnë personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Financat mund te përmirësohen vetëm nëse merrni ndonjë trashëgimi apo nëse iu japin shpërblime ne pune.

Peshorja

Analizojini me kujdes gjerat sot ju te dashuruarit sepse vetëm kështu marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Nga ana tjetër duhet te tregoheni sa me tolerante qe te mundeni. Beqaret nuk do kenë aspak dyshime për atë qe do ndiejnë dhe do hidhen ne krahët e personit qe pëlqejnë. Financat do jene delikate, kështu qe mire është te shmangni çdo shpenzim dhe ta riorganizoni situatën.

Akrepi

Jeta ne çift do jete me e mire se disa kohe me pare. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe do merrni vendime lidhur me një bashkëjetesë te mundshme. Beqaret do fillojnë aventura te shkurtra, por tejet emocionuese. Beni atë qe do ju thotë zemra. Urani do ndikoje negativisht tek financat, megjithatë me pak përpjekje dhe këmbëngulje mund t’ia dilni te mos keni probleme.

Shigjetari

Nuk do i qëndroni besnike partnerit tuaj sot dhe kjo do krijoje probleme te mëdha me te. Para se te kishit hedhur çdo hap duhet te ishit menduar mire. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do mund t’i shfrytëzojnë rastet qe do iu jepen për takime. Me financat tregohuni te arsyeshëm te paktën edhe për pak kohe sa gjendja te jete delikate. Jo gjithmonë situata do jete e njëjtë.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do jete siç ju e keni pritur. Ne çdo moment mund te ndodhe diçka e papritur e cila do sjelle probleme te mëdha. Kujdes! Beqaret do jene te pafat dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Duhet ende te prisni disa kohe. Gjendja e te ardhurave fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla. te paktën do kryeni shpenzimet me te nevojshme.

Ujori

Dite negative kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Ata qe kane pasur probleme serioze do ndahen dhe do vuajnë tej mase. Te tjerët do kenë mosmarrëveshje te forta te cilat do i mbajnë gjithë kohës ne ankth. Beqaret duhet t’i shohin me kujdes te gjitha mundësitë për takime dhe te bëjnë atë qe do ju duket me e mira. Me financat duhet te tregoheni me te moderuar.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete tejet e tendosur gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni për asnjë gjë me partnerin dhe do keni tendence te flisni ashpër me te. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sot sepse ne momentin qe me pak e presin, mund te ndeshen me persona interesante. Ne planin financiar gjendja do jete e mire sepse do fitoni ndonjë lotari.

Lajme të ngjashme

Back to top button