Vardari del nga shtrati, vështirësohet qarkullimi

Dalja e lumit Vardar nga shtrati ka vështirësuar qarkullimin për në fshatin Rahçe të Komunës së Sarajit. Fushat janë mbushur me ujë duke dëmtuar kështu të mbjellat dhe kulturat bujqësore, shkruan Alsat. Banorët thonë se kjo përsëritet për çdo vit. Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati ishte i pakapshëm për prononcim. Ndërkohë, përmbytjet vazhdojnë të pengojnë qarkullimin. Nga vala e dy-javëve më parë e shirave, oborret dhe rrugët e Rrashçes dhe fshatrave të tjerë në Saraj, u mbuluan nga uji.

Lajme të ngjashme

Back to top button