Dimovski: Deputetët e LSDM-së dërgojnë mesazhe për të mos i verifikuar dorëheqjet

Deputetët e LSDM, nga kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE, kanë kërkuar që të mos i verifikojnë mandatet e tyre, transmeton televizioni Telma.

“Nga LSDM publikisht kërkojnë që t`ia verifikojmë dorëheqjet, ndërsa përmes mesazheve private kërkojnë nga ne, që ta mos e bëjmë atë gjë. Politika e tillë e tyre, nuk mund të qëndroj gjatë në skenë, “ deklaroi Ilija Dimovski, kryetar i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, është i saktë konstatimi i kryetarit të parlamentit, se dorëheqjet e deputeteve nga LSDM, nuk janë të verifikuara me pajtueshmërinë e tyre. Standardet e dyfishta, thotë ai, social demokratët i aplikojnë edhe në lidhje me rrogat, të cilat i marrin edhe pse nuk vinë në punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button