Gjithsejtë 338 persona nga Maqedonia kanë kërkuar azil në Suedi, vetëm 5 pranohen

Në faqen e emigracionit të shtetit Suedez janë prezantuar të dhënat e azilkërkuesve, ku qytetarët nga  Maqedonia qëndrojnë në mesin e vendeve që kryesojnë me kërkesat për azil.

Sipas të dhënave të faqes së emigracionit suedez, nga janari deri në dhjetorë, nga Maqedonia azil në shtetin Suedez kanë kërkuar gjithsejtë 338 persona prej të cilëve vetëm 5 persona kanë marrë statusin e azilantit ndërsa 213 persona të tjerë kanë marrë përgjigje negative dhe janë kthyer në Maqedoni.

Nga Kosova 923 veta kanë kërkuar azil ndërsa leje qëndrimi kanë marrë 51 veta, ndërsa 519 veta kanë marrë përgjigje negative dhe janë kthyer në shtëpi.

Edhe Shqipëria, në bazë të të dhënave të faqes suedeze të emigracionit është ndër shtete me numër të madh të qytetarëve të saj që  kërkojnë azil. Nga Shqipëria azil në Suedi kanë kërkuar 1260 persona, ndërsa leje qëndrimi kanë marrë vetëm 18 persona dhe të tjerët janë kthyer sërish në Shqipëri.

Nga Serbia azil kanë kërkuar 1160 persona, 17 persona kanë fituar leje qëndrimi dhe të tjerët janë kthyer.

Nga Bosnja dhe Hercegovina azil në Suedi kanë kërkuar 398 persona, ndërsa leje qëndrimi kanë marrë vetëm 12 persona.

Një karakteristik tjetër e azilkërkuesve nga Ballkani në Sedi është edhe ajo se në bazë të shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave tjera, personat identifikohen edhe si kërkues të azilit edhe në shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button