Shoqata “Ajo” organizon marshim të qetë në përkrahje të viktimave të dhunës

Ditën e shtunë (nesër) me datë 06.12.2014 në ora 12:00 te Ura në Bit Pazar, organizata “Ajo”, do të fillojë marshin e qetë për të mbështetur në mënyrë simbolike viktimat e dhunës dhe ti themi ndal asaj.

“Me moton “Dhuna ndaj saj është dhunë ndaj jetës” ne vazhdojmë ti bashkangjitemi aktiviteteve 16 ditëshe mbarë botërore për eliminimin e dhunës ndaj femrës. Marshi fillon tek ura e Bit Pazarit dhe vazhdon deri te Sheshi Skënderbeu ,ku do të shpërndajmë broshura me informacione rreth këtij fenomeni negativ”, thuhet në komunikatën e Organizatës Ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button