Manchester UTD 190 milion euro për blerje të reja

Manchester United ka nisur t’i bëj planet qysh tash për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Old Traffrod, po mendon ta përforcoj skuadrën me lojtarë cilësor.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, drejtuesit e ekipit kanë bërë gati 150 milion funte (190 milion euro) për përforcime. Ndërsa, menaxheri i skuadrës, Louis Van Gaalit e ka përpiluar listën se cilët lojtarë i dëshiron në Old Traford.

Sipas këtij tabloidit, strategu holandez po synon t’i transferoj këta lojtarë: Dani Alves (Barcelona), Diego Godin (Atletico Madrid), Arjen Robben (Bayern Munich), Kevin Strootman (Roma) dhe Mats Hummelsin (Borussia Dortmund).

Lajme të ngjashme

Back to top button