Larg takave, në modë këpucët e sheshta

Tashmë femrat do të ndihen edhe më shumë komode, pasi këpucët që do të mbajnë do të jetë si të balerinave. Këto këpucë, me model të ngjashëm me ato të meshkujve janë vërtet fine dhe mjaft të rehatshme. Duke u larguar paksa nga takat e larta dhe vështirësive për të qëndruar mbi to për orë të tëra, tashmë dizenjatorët kanë menduar shumë edhe për femrat.

Kohët e fundit, këpucët klasike për meshkuj janë bërë të domosdoshme dhe në modë për seksin e kundërt. Këpucët “stringate”, të cilat janë të sheshta fare ose me pak takë, janë të përshtatshme si për pantallona edhe për t’i veshur me fund. Në fotot në fjalë, do të shikoni koleksionin e fundit vjeshtë dimër 2014-2015. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button