Në Premierligë do të shkruhet historia

Kampionati më atraktiv i futbollit në botë, Premierliga, këtë fundjavë zhvillon ndeshjet e javës së 15-të. Disa skuadra kanë nisur mirë këtë sezon, e ka prej atyre që nuk po arrijnë pritshmëritë që i kishin në fillim.

Por, përkundër kësaj, deri më tani ende nuk është shkarkuar ndonjë trajner, edhe pse ka pasur spekulime.
E nëse edhe pas xhiros së ardhshme, nuk do të ketë ndonjë trajner të shkarkuar, në Premierligë do të shkruhet historia.

Hera e fundit që në Premierligë, nuk pati trajner të shkarkuar deri në këtë kohë, ishte sezoni i largët 1996, kur skuadra Bolton kishte shkarkuar trajnerin Roy McFarland

Lajme të ngjashme

Back to top button