Thaçi takohet me Vuçiqin në OKB

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Serbisë Aleksandra Vuçiq.

Njoftimin për këtë takim e ka dhënë vetë Hashim Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Thaçi tregon se gjatë takimit me Vuçiqin, është diskutuar për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjes “për paqe dhe stabilitet në rajon”, ndërsa shton se Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button