Poroshenko shpallë armëpushim nga 9 dhjetori

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, thotë se ushtria ukrainase do të ndaloj së shtëni me armë në drejtim të seperatistëve në lindje të Ukrainës, më datën 9 shtator.

Kjo sipas tij, bëhet konform kushteve të marrëveshjes për armëpushim që është nënshkruar në Minsk, në muajin shtator.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Poroshenkos, vendimi për armëpushim të njëanshëm, është marrë pas një takimi që ka pasur presidenti me ministrin e mbrojtjes Stepan Poltorak, ministrin e brendshëm Arsen Avakov, si dhe me zyrtarë të tjerë të sigurisë.

Sipas deklaratës, masat e tjera do të konsiderohen, në qoftë se seperatistët pro-rusë nuk e respektojnë armëpushimin, përkatësisht marrëveshjen e arritur në Minsk.

Një burim jozyrtar i ka thënë AFP-së, se në deklaratën e presidentit Poroshenko, thuhet se Ukraina do të fillojë të tërheqë armët e rënda nga vija e frontit qysh më 10 dhjetor, në qoftë se edhe seperatistët e respektojnë armëpushimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button