Zafir Berisha: Forca rektor, ata që po protestojnë janë matrapazë

Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha është përfshirë në debatin për protestat e shoqatave të luftës lidhur me regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Berisha ka dalë në mbrojtje të rektorit Ramadan Zejnullahu.

Lexojeni reagimin e plotë të Berishës:

Një mendim personal si luftëtar i orëve të para të UÇK,së dhe familje që nuk jem përkul nga 81,ta. asnjë regjimi dhe padrejtësie.

FORCA REKTOR.

Është e pa mundur të qëndrosh indiferent ndaj zhvillimeve që kanë prekur UP-në dhe trysninë për të regjistruar studentë “pa doganë”. Jam ndier i ofenduar me mendimin e drejtë të prof. Rexhep Gjergjit dhe disa të tjerëve, por nuk e kuptoj se a e dinë këta mbrojtës të rektorit se veteranët e vërtetë nuk janë duke protestuar, hiq këtu ndonjë prej tyre. Matrapazët tani e pesëmbëdhjetë vjet me parë vijojnë të keqpërdorin vlerën e shenjtë të këtij kombi, UÇK-në, dhe këta meritojnë një; boll më. Ka kohë që ndjehem keq kur dëgjojë që në emër të luftës çlirimtare disa çakej në emër të shoqatave predikojnë trimëri. Në fakt disa prej tyre në kohën e luftës as istikame me kazme nuk kanë hapur dhe as me ujë luftëtarët nuk i kanë furnizuar. Madje disa prej tyre në përpjekjen për të ikur në Itali desh e lanë kohë në Adriatik. Është e vërtetë që ka mbetur pa u regjistruar ndonjë fëmijë dëshmori apo luftëtari, por këta injorantë dhe matrapaz nuk kanë lënë vend këto 15 vite me luajtur rolin e bajraktarit për fëmijët e çlirimtarëve. Lufta është bërë për shtet ligjor dhe demokratik o jo për hajdutët që njollosin UÇK-në. Nëse ka dikush të më thotë se cili dëshmor ka dhënë jetën për shtet anarkik, cili luftëtar ka marrë pushkën për Kosovë e që disa delenxhi injorantë të luajnë me emrin e tyre ping-pong? Kush di të më thotë se është luftuar që dikush të abuzojë në emrin e tyre? Pse vallë dëshmorët paskan luftuar që të rinjtë e Kosovës pas 15 vitesh liri të lëshojnë Kosovën, për të shtegtuar në Europë për bukën e gojës? A thua që ata kanë luftuar që shtetin të udhëheqin analfabet të sojit të disave që janë mësuar të thërriten në emër të UÇK-së sa herë kanë që duan të realizojnë ambiciet djallëzore të tyre. “Boll më…”, nuk durohet më tej idiotizimi juaj!. Krye mafiozi Hashim Thaçi duhet të ketë turp që e sjell situatën në Kosove në këtë gjendje. Në Kosovë është luftuar për një Kosovë tjetër. Për një arsim tjetër, pasi arsimi është alfa dhe omega e zhvillimit të të gjitha proceseve të shtetit. Nëse edhe këtu nuk lejoni të vendoset rend dhe ligj atëherë do t’iu mallkojnë brezat e ardhshëm. Le të më tregoj dikush nga këta që po thirren në emër të veteranëve, çfarë përgjegjësie kanë pasur në luftë? Të më tregojë dikush nga këto të shoqatave a pasur ndonjëri prej tyre përgjegjësi si komandant zone, brigade, batalioni, kompanie apo togu… ?!

Lajme të ngjashme

Back to top button