Çair, problemet zinxhirore të urbanizimit të keq (FOTO)

“Po të ishte rruga më e gjerë ndoshta do të shpëtonim diçka nga shtëpia” me këto fjalë e nis tregimin e zonja e shtëpisë nga lagjja Dyqanxhik në komunën e Çairit në Shkup familja e së cilës ka dy javë që ka ngelur pa shtëpinë e tyre si pasojë e zjarrit të madh.  Imran Murati bën të ditur për Portalb, se për momentin janë strehuar te disa familjarë dhe se gjendja e tyre për momentin është e mjerueshme.

“Jemi gjashtë anëtarë të familjes dhe kemi ngelur askund. Siç e shihni edhe vet s’ka mbetur gjë nga shtëpia, është djegur e tëra. Nuk e di hiq se si do ja bëjmë, para nuk kemi gjitha gjerat na u dogjën, shyqyr që neve na shpëtoi zoti”, tha për Portalb, Murati.

Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik, rrugët e ngushta të lagjes

Ajo shtoi se nuk e dinë arsyen se si ka ardhur deri te zjarri sepse gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë.

“Nuk e di as vetë se çka ndodhi, vetëm kur e pash zjarrin, i mora fëmijët dhe dolëm menjëherë jashtë. Isha në gjendje shoku, ndoshta do të shpëtonte ndonjë send po të ishte rruga më e gjerë dhe po të kishin qasje më të shpejtë. Ata reaguan menjëherë dhe filluan të ndalin zjarrin por më ishte vonë. U dëmtuan disa shtëpi kurse e jona u dogj deri në themel. Nuk më ka mbetur asgjë, as veshmbathje, as fotografi, asgjë nga ajo që kishim. Të gjitha na u bën shkrumb e hi”, tha Murati.

Nga njësia e zjarrfikësve në Shkup, konfirmojnë vështirësitë që hasin nëpër disa lagje të kryeqytetit ku reagimi i tyre mund të vonohet shkaku i mospasjes mundësi të futen deri te vendi i ngjarjes.

“Na ka ndodhur disa herë në disa lagje të Shkupit që kemi arritur me kohë por nuk kemi pasur mundësi që të afrohemi afër objektit që ishte kapluar nga zjarri shkaku i rrugëve të ngushta dhe infrastrukturës së dendur, por megjithatë ne kemi bërë punën tonë, kemi zgjatur tubet dhe kemi shuar zjarrin”, thanë nga kjo njësi.

Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik, rrugët e ngushta të lagjes

Sipas arkitektit Selman Imeri problemi i mos-qasjes së zjarrfikësve qëndron në ndërtimet e egra që vite me rradhë po bëhen në këtë komunë, pa plan dhe pa asnjë kontroll inspektorati për plotësimin e kushteve urbanistike. Është fakt që shumë ndërtesa të reja madje nuk kanë as shkallë për dalje të menjëhershme ndërsa aparatet për shuarjen e zjarrit as që parashihen të vendosen në to.

Ai thotë se për këtë gjendje fajet i kanë personat në krye të cilët përfitojnë politikisht.

“Është fakt që në të gjitha zonat shqiptare, plani urbanistik është i tmerrshëm, madje ai nuk ekziston fare, nuk ka as urbanist shqiptarë. Këtë problem mund ta zgjidhin vetëm komuna nëpërmjet planeve urbanistike, por ja që ato nuk lodhen fare dhe politikanët  sipas qejfit të tyre i rregullojnë planet. Në zonat shqiptare ka mungesë të parkingjeve, mungesë të zonave të gjelbra si dhe të rrugëve të gjëra”, tha për Portalb, Imeri.

Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik

Me rrugë të ngushta dhe me pamundësi intervenimi, zjarrfikësit apelojnë që vet qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit dhe instalimit të rrymës, mos të lënë gaz hapur në shtëpi si dhe të pastrojnë oxhaqet e tyre.

Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik

Përderisa gjendja kaotike në Çair vazhdon, familja Murati mbetet pa kulm mbi kokë ndërsa kanë paraqitur ankesë deri te komuna e Çairit nëpërmjet të cilës kanë kërkuar ndihmë.

Nga komuna e Çairit, Rami Qerimi bën të ditur se ankesa është marrë dhe se tani është bërë kërkesë që këshilli të shqyrtojë mundësinë për ndihmë.

“Kërkesa i është dorëzuar këshillit të Komunës dhe ata do të vendosin që sipas mundësive t’i ndihmohet këtyre familjeve të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale”, tha për Portalb, Qerimi. /Portalb

Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik
Shtëpia e djegur në Dyqanxhik

Lajme të ngjashme

Back to top button