Tre persona të maskuar në Miçurin kanë rrahur një fëmijë

Në rrugën “Venjamin Maçukovski”, në lagjën “Miçurin” të Shkupit, dje rreth orës 13:10, një grup i maskuar për arsye të panjohura deri më tani, kanë sulmuar fizikisht 16 vjeçarin R.N., nga fshati Koliçani i poshtëm dhe me një hekur e kanë goditur në kokë duke i shkaktuar lëndime të dukshme.

Ministria e punëve të brendshme, deklarojnë se janë marrë të gjitha masat për zbulimin e sulmuesve dhe për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button