Parfumet më të mira për festa

Nëse dëshironi te nuhasni te gjithë magjinë për festa këshilla është te bëni një vizite ne departamentin e parfumeve. Sigurisht do te tërhiqeni shume nga aroma dhe nga pamja e mrekullueshme e tyre, ku dhe do te mendoni për dhuratën perfekte për te dhuruar dhe për t’u dhuruar. Ja parfumet me te mira te momentit.

Ngjyre e arte

Mjafton te shihni flakonet e tyre për tu dashuruar. Janë aromat me te dashura, ato qe arrijnë te tërheqin te gjitha shikimet. Knot nga Bottega Veneta eshte nje veper arti e vogël me një përbërje qe vjen arome agrumesh, trëndafili dhe lule bozhure (Paeonia lactiflora). Look total gold frymëzuar nga mitologjia greke shfaqet për Eros Pour Femme nga Versace me arome shege dhe jasemini, ne flakonin ikonik me Meduzen. Moschino Cheap and Chic zgjedh te artën për tapën e parfumit Stars e cila aromatizon me erën e qitros dhe trëndafilit te majit. Ndërsa Hermes preferon trëndafilin e arte për flakonin e tij, nga Vapo de sac Jour D’Hermes Absolu. Ngjyra te arta dhe trëndafili vintage preferohet edhe nga Jimmy Choo Stars me arome portokalli, karamele.

Si bizhu

“Diamonds are a girl’s best friend” këndonte ne 1953 e bukura Marilyn Monroe. Dhe nga bizhuteritë tek parfumet kërcimi është i shkurtër! Janë gjithmonë e me shume firmat e argjendarive te cilat i dedikohen aromave. E fundit, maison kristalieresh Baccarat, qe për te festuar ditëlindjen ka lancuar një arome me te vërtet ekskluzive dhe quhet Rouge 540, e cila është e mbyllur ne nje flakon monumental. Është shume e çmuar edhe koleksioni Le Gemme nga Bulgari. Dhe meqë jemi ne temën e flakoneve te veçante nuk mund te mungonte edhe koleksioni i ri Pomellato, Nude Intense me aromën Amber Intense me portokall, trëndafil bullgar dhe arome lule fushe. Flakoni? Një bizhu e vërtet prej kristali me ane te lëmuara.

Vizione te reja

Për festa shume aroma ndryshojnë pamjen dhe bëhen edhe me glamour dhe te detajuara. Mjafton te shihni flakonin e Flowerbomb nga Viktor&Rolf qe për edicionin e limituar Snowflake është dekoruar me një flokë bore dhe linja lulesh gati për te çelur, aroma qëndron e njëjta, eksplozive dhe misterioze. Një pamje couture për Signorina Leather Edition nga Salvatore Ferragamo, parfum me piper te kuq dhe jasemin me një flakon te zbukuruar nga një fjongo prej lëkurë te kuqe. Edicion i limituar edhe për Eau des Merveilles parfumi i njohur nga Hermes i cili mbush 10 vjeç dhe e feston me një krijim te ri frymëzuar nga aromat e pyllit, magjinë e oqeaneve dhe shkëlqimin e yjeve. Thierry Mugler propozon Angel Glamorama Edition, kështu forma e yllit bëhen glam rock me një flakon qe rimbushet ne ngjyre te zeze te shkëlqyeshme. Nga Yves Saint Laurent vjen Paris Rebel Collector.

Lajme të ngjashme

Back to top button