Eliminohet Drita, Teteksi në gjysmëfinale

Kanë përfunduar ndeshjet kthyese të Kupës së Maqedonisë, ku sot në program ishin dy duele. Skuadra e Dritës është mundur edhe në shtëpi të saj nga Horizont Turnova me rezultat 1:0 dhe kështu është eliminuar nga garat e mëtutjeshme me rezultat të përgjithshëm 6:0, pasi në duelin e parë Turnova kishte shënuar fitore 5:0.

Sot edhe Teteksi ishte shumë i disponuar për lojë dhe për të shënuar gola. Tetovarët e kanë mundur Miravcin me rezultat 5:0, ndërsa në ndeshjen e parë kishin humbur me rezultat minimal 1:0. Kështu tani kemi gjysmëfinalistët e parë, Teteksin dhe Horizont Turnovën, ndërsa të shtunën duelet e tyre i luajnë Renova – Vardari (1:3) dhe Rabotniçki – Euromilku (2:3). / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button