Dragan Boçevski trajner i ri Vëllazërimit

Kampionati vjeshtor ka përfunduar tani më dy javë, ndërsa shumica e ekipeve janë në pushim. Kështu ka ndodhur edhe me skuadrën nënkampione Vëllazërimin, e cila skuadër në bazë të rezultatit do të jetë një nga konkurrentët kryesor për dy vendet e para dhe kthim në Ligën e Parë.

Edhe pse nga kryesia e klubit e kanë potencuar disa herë se ata synojnë të sigurojnë ekzistencën në ligë, por duke mos mohuar se nëse ju jepet shansi, ata do të kërkojnë edhe pozitë e cila u mundëson kthim në Ligën e Parë.
Kryesia e skuadrës kërçovare tani më ka bërë të ditur se ka angazhuar trajner të ri. Bëhet fjalë për Dragan Boçevskin, i cili edhe më herët ka qenë pjesë e Vëllazërimit, ndërsa së fundi ishte edhe trajner i Pelisterit të Manastirit.

Sipas bashkëkryetari Lulzim Mehmedi mësojmë se klubi ka kontaktuar disa trajner eminent shqiptarë, por shkaku se ata kanë qenë të angazhuar nuk kanë arritur marrëveshje.

“Kryesia ishte në bisedime për të gjetur trajner të ri dhe janë zhvilluar biseda me më tepër persona. Këtu duhet të potencoj se ne kemi synuar që të kemi trajner shqiptar, por për momentin nuk ka pasur trajner të lirë, do të mundë të vazhdonte dhe të angazhohej dhe ne arritëm marrëveshje me Dragan Boçevskin, i cili do të nisë punën që nga fillimi i përgatitjeve atje diku nga mesi i janarit”, tha për “Portalb” bashkëkryetari i KF Vëllazërimi, Lulzim Mehmedi.

Nga kryesia gjithashtu kanë njoftuar se po punojnë me të madhe edhe në përmirësimin e infrastrukturës si dhe adaptimin e dhomave për futbollistët që do të vijnë nga jashtë Kërçova. Grumbullimi i parë i ekipit pritet të bëhet diku nga 10-15 janari, ndërsa deri atëherë sipas Mehmedit mësojmë se pritet të ketë edhe disa freskime në skuadër, në repartin e mesfushës dhe atë të mbrojtjes. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button