Dorëzohet raporti për aksidentin e aeroplanit të ish presidentit Trajkovski

Raporti për hetimin e aksidentit të aeroplanit të ish presidenti Boris Trajkovski i kryer nga Omer Kuliq i është dorëzuar sot kryetarit të Komisionit për fatkeqësi ajrore dhe incidente serioze dhe përfaqësues i autorizuar i Republikës së Maqedonisë, Sotir Kostov.

Komisioni i Maqedonisë gjatë dy javëve të ardhshme do ta shqyrtojë raportin dhe do t’i parashtrojë vërejtjet eventuale, si dhe sugjerimet, kështu që në fund të vitit versioni i fundit i dokumentit duhet t’u dorëzohet autoriteteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni. “Mos më pyetni se çka shkruan në raport, nuk mund të flas”, tha Kuliq, duke shfaqur shpresë se për 20 ditë do të publikohet dokumenti përfundimtar me hollësira.

Ai theksoi se është bërë rikonstruim i tërësishëm i fluturimit, ndërsa do të ketë edhe audio incizim për atë se çka ka ndodhur. Gjatë hetimit, theksoi Kuliq, anëtarët e ekipit nuk kanë pasur asnjë problem dhe as presion. Raporti, siç paralajmëroi paraprakisht shefi i ekipit hetues, do të përmbajë hollësira rreth fatkeqësisë, nga fluturimi i aeroplanit “Kinger” në aeroportin e Shkupit, e deri në rrëzimin, disa minuta para se të aterojë në Mostar. Presidenti Boris Trajkovski e humbi jetën në vitin 2004 në fatkeqësinë e e aeroplanit në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë, krahas Trajkovskit, jetën e ka humbur edhe tetë persona, të cilët ishin pjesë e kabinetit të tij, si dhe anëtarët e ekuipazhit.

Lajme të ngjashme

Back to top button